Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:40

​Kapiteni i Arsenalit refuzon të udhëtojë me ekipin në SHBA

Londër | 11/07/2019 16:19

Kapiteni i Arsenalit Laurent Koscielny refuzoi të udhëtojë me ekipin në një turne para sezonit në Shtetet e Bashkuara, njoftoi sot klubi londinez.

Kontrata e 33-vjeçarit e lojtarit francez skadon në fund të sezonit 2019/20, dhe Bordeaux, Ren dhe Lyon thuhet se janë të interesuar për të.

Arsenali ka njoftuar se janë shumë të zhgënjyer nga veprimet e futbollistit dhe se ata po punojnë për zgjidhjen e këtij problemi, transmeton KosovaPress.

Bordeaux thuhet se ofroi një kontratë tre-vjeçare për Koscielny.

Koscielny  erdhi nga Lorient në Arsenal në vitin 2010, për të cilin luajti 353 ndeshje, shënoi 27 gola dhe fitoi dy Kupa FA.

Ai luajti 30 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress