Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.09.2019 04:59

​Kane gati për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpulit

Londër | 20/05/2019 20:13

Kapiteni i Tottenham, Harry Kane, do të jetë gati për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpulit, sipas "Evening Standard" me qendër në Londër.

Thuhet se Kane është shëruar plotësisht nga një lëndim në prill në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City.

Edhe pse në kampin e skuadrës së Londrës kishin frikë se deri në fund të sezonit do të mbeteshin pa lojtarin më të mirë, rehabilitimi i Kane kaloi më shpejt se sa parashikohej dhe është e sigurt se do të jetë në finalen më 1 qershor në Madrid.

Ai tashmë ka filluar të punojë ngadalë dhe nëse këtë javë nuk ka probleme të mëdha në stërvitje, Kane do të udhëtojë në Spanjë.

Problemi i vetëm është mungesa e lojtarëve konkurruese dhe për këtë arsye nuk pritet të jetë në formacionin fillestar, përkatësisht në sulm do të jetë dyshja Min Son dhe Lukas Moura.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress