Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 13.11.2018 06:41

​​Juventusit i lëndohen dy lojtarë

Prishtinë | 04/10/2018 00:00

Probleme me lëndime për skuadrën e Massimiliano Allegrit.

Daniele Rugani dhe Sami Khedira kanë pësuar lëndime dhe do t’i mungojnë Juventusit, të paktën këtë javë ndaj Udineses.

Rugani ka thyer njërin bri gjatë ndeshjes me Frosinonen dhe që nga ajo kohë nuk ka mundur të vrapojë.

Ndërsa Khedira ka qenë i lënduar që nga sfida me Valencian, por lëndimi i është përsëritur dhe do t’i duhet t’i nënshtrohet disa testeve shtesë për të kuptuar seriozitetin e lëndimit.

Mungesë tjetër për Allegrin, do të jetë Douglas Costa i cili vuan suspendimin prej katër ndeshjesh, pasi ka pështyrë një lojtar kundërshtar në sfidën me Sassuolon.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress