Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 16.01.2018 12:30

​Juventus mposht Torinon dhe kalon në gjysmëfinale

| 03/01/2018 22:48

Juventusi ka triumfuar me rezultatin 2-0 në derbin me Torinon, të vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Douglas Costa zhbllokoi rezultatin në minutën e 15’ dhe Mario Mandzukiç dyfishoi shifrat në pjesën e dytë, duke i dhuruar bardhezinjve kualifikimin.

Në Gjysmëfinale, skuadra e Allegrit do të përballet me Atalantën e Etrit Berishës, që eliminoi pikërisht Napolin, në çerekfinalen e luajtur dje në ‘San Paolo’.

Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Milanit e Lazios, të cilat eliminuan përkatësisht Interin dhe Fiorentinën, në çerekfinalet e luajtura në javën e fundit të 2017-ës.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress