Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.04.2019 05:24

​Juventus është çmendur, tenton transferimin e Salah

Prishtinë | 12/02/2019 12:22

Juve po trazon gjithnjë e më shumë tregun e transferimeve me “Zonjën e Vjetër” e cila nuk ka ndërmend ti vendos kufi fantazisë së tyre.

Pasi realizuan goditjen e “shekullit” duke transferuar Ronaldon për Torino, për drejtuesit e klubit bardhezi asgjë nuk është e pa mundur.

Nga Anglia vjen një lajm i bujshëm, ku sipas “The Guardian”, Juve ka kontaktuar Mohamed Salah. Mediat italiane nuk shohin asgjë të çuditshme në këtë pjesë, fundja Juve është një klub i madh dhe është gjithnjë në kërkim të lojtarëve më të mirë në botë, Salah është pa diskutim njëri prej tyre. 

Egjiptiani zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm me Liverpool vitin e shkuar duke dërguar të kuqtë deri në finalen e Champions League. Edhe këtë sezon Salah nuk stonon me shifrat e tij: 17 gola në Premier League, 3 në Champions dhe 8 asist.

Me pak fjalë Momo është një “top player” dhe Juve e di se nuk do të jetë aspak e lehtë t’ia rrëmbejë Liverpool. Gjithnjë sipas The Guardian, për të siguruar shërbimet e Salah duhen afërsisht 175 milion euro, një shumë e madhe të cilën Juve kërkon ta minimizojë duke futur në tratativa edhe Paolo Dybala./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress