Tashmë dihet se Aaron Ramsey do të jetë lojtar i Juventusit, por mbetet për t’u kuptuar vetëm kur do të nisë ta mbajë veshur fanellën e “Zonjës së Vjetër”.
Mesfushori uellsian ka nënshkruar kontratën e tij 5-vjeçare me bardhezinjtë, por Massimiliano Allegri shpreson që ta ketë në dispozicion prej këtij muaji.
Arsenali kërkojn të paktën 20 milionë euro, një pretendim i tepërt për një lojtar që pas 6 muajsh do të vijë si futbollist i lirë.
Nga bardhezinjtë është përsëritur fakti se Ramsey do të arrijë në Itali në fund të këtij sezoni, por, gjithsesi, Allegri u ka kërkuar drejtuesve që të tentojnë gjithçka për të arritur një ulje kërkesa që ka Arsenali, çka do të bënte që mesfushori uellsian të vihej që tani nën urdhrat e tij. /KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018