Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 23.08.2019 02:15

​Joviq do të zyrtarizohet te Reali javën tjetër

Prishtinë | 15/05/2019 18:36

Sulmuesi i Eintracht Frankfurtit do të transferohet në Madrid gjatë verës.

Real Madridi do të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër për sezonin e ardhshëm.

“Los Blancos”, tashmë kanë arritur marrëveshje me sulmuesin Luka Joviq dhe sipas gazetës AS, ai do të zyrtarizohet si blerja më e re e Realit javën që vjen.

Për 21-vjeçarin e Frankfurtit, madrilenët pritet të paguajnë 60 milionë euro, derisa ai cilësohet si sulmuesi i së ardhmes për Realin.

Joviq ka realizuar 27 gola në 47 paraqitje me Frankfurtin në këtë sezon në të gjitha garat.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress