Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.02.2017 01:21

​Jazz befasojnë kampionët

| 11/01/2017 11:11

Utah Jazz ka arritur të triumfojë ndaj Cleveland Cavaliers.

Është hera e dytë këtë stinor që Utah arrin t’i mposhtë kampionët aktual të NBA. Në ndeshjen e zhvilluar në Vivint Smart Home Arena, të Salt Lake, të dy skuadrat dhuruan spektakël, ku pati ndryshime të shumta të rezultatit, por në fund vendasit triumfuan 100:92.

Cavaliers që pësuan disfatën e nëntë sezonale nuk i ndihmuan as 29 pikët e LeBron James i cili ishte basketbollisti më efikas në parket. Në anën tjetër te Utah

Gordon Hayward shënoi 28 pikë, kurse Rodney Hood shtoi 18 të tjera.

Hapin fals të kampionëve e shfrytëzoi Golden State Warriors, që në Oracle Arena nuk pati problem ta mposhtë Miami Heat me rezultat 107:95.

Në fitoren e 33-të të Warriors, u dalluan Kevin Durant me 28 pikë dhe Stephen Curry me 24, kurse te Heat u dallua Hassan Whiteside me 28 pikë.

Ngec San Antonio Spurs që në AT&T Center u befasua nga Milwaukee Bucks duke pësuar disfatë 107:109. Kjo është humbja e shtatë për Spurs në këtë stinor, krahas 30 fitoreve.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress