Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 04:14

​Javë interesante në Superligë, nxehtë në Prishtinë e Podujevë

Prishtinë | 15/05/2019 09:17

Java e parafundit e elitës së futbollit tonë nis sot me katër sfida shumë të rëndësishme për titull e mbijetesë.

Lideri i klasifikimit, Feronikeli, luajti në udhëtim te Llapi që tashmë ka humbur gjasat për titullin kampion.

“Prishtina nuk bëhet kampion”, deklaratat e Tahir Batatinës dhe kërkesat e tifozëve të Llapit që skuadra të mos japë maksimumin ndaj Feronikelit, kanë ngjallur disa dyshime para kësaj sfide.

Mirëpo, terreni i “Zahir Pajazitit” do t’i largojë të gjitha dyshimet sot prej orës 16:00.

E në të njëjtën kohë, Prishtina është nikoqire e Trepcës ’89.

Mitrovicasve iu duhet medoemos minimalisht një pikë për të shpresuar mbetjen në elitë, derisa gabimi eventual i Prishtinës dhe triumfi i Niklit do ta bënte kampion ekipin nga Drenasi.

Kësisoj, djemtë e Mirel Josës janë të detyruar të fitojnë.

Derisa në Podujevë e Prishtinë diskutohet titulli, në Skenderaj luhet një sfidë për “jetë a vdekje”.

Drenica e Ballkani zbresin në fushën e “Bajram Aliut” për të marrë pikët e ikjes së barazhit.

Për qëllim të njëjtë do të luftojë edhe Flamurtari, që viziton sërish Gjilanin, kësaj radhe për t’u ballafaquar me Dritën.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 16:00.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress