Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 07:30

​Java e 15-të luhet këtë vikend, na presin super ndeshje në Superligë

Prishtinë | 08/11/2019 09:39

Superliga e Kosovës nuk ka të ndalur. Pasi përfunduan dje javën e 14-të, menjëherë nesër do të vazhdojnë atë të 15-tën.

Por, këtë herë do të jetë shumë “nxehtë”. Në 6 ndeshjet që pritet të luhen, të gjitha pritet të jenë mjaft interesante.

Të shtunën, do të takohen Feronikeli – Drita dhe Llapi – Prishtina.

Të dielën vazhdojnë edhe dy duele të tjera ku takohen Trepça’89 – Ballkani dhe Gjilani – Drenica, ndërsa të dielën katër ekipet që luftojnë për mbijetesë do të përballen me njëra-tjetrën.

Dukagjini e pret në Klinë Flamurtarin, ndërsa Ferizaj i shkon Vushtrrisë.

Kujtojmë që të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:00.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress