Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 20.11.2019 11:35

​Ja si mund të duket “Fadil Vokrri” pas rritjes së kapacitetit

Prishtinë | 18/09/2019 09:00

Kapaciteti prej 12,810 ka dalë të jetë tepër i vogël për tifozët e Kosovës të cilët po kanë telashe për të siguruar një biletë në ndeshjet e Përfaqësueses.

Vetëm për ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë më 7 tetor sipas kompanisë kontraktuese për shitjen e biletave online ‘tiks.app’ ishin mbi 1.8 milionë kërkesa.

Për këtë arsye drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë menduar edhe ta përgatisin projektin për zgjerimin e tribunave lindore, asaj jugore dhe veriore në impiantin “Fadil Vokrri”.

Projekti parashihet të jetë një investim i Qeverisë së Kosovës teksa pritet të kap një koso miliona eurosh.

Më poshtë mund të gjeni edhe pamje se si mund të duket “Fadil Vokrri” i rikonstruktuar.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress