Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:11

​Ja sa pritet të mungoj Jordi Alba

Prishtinë | 18/09/2019 16:26

Barcelona humbet Jordi Albën për 2 deri në 3 javë.

Mbrojtësi i krahut të majtë pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen e kësaj të marte në Champions League ndaj Borussias së Dortmundit, duke u larguar nga fusha e lojës përpara kohe.

Alba ka problem në bicepsin femoris të kofshës së majtë dhe duhet të qëndrojë jashtë fushave për 2 deri në 3 javë.

Jordi Alba humbet kështu tre sfida të La Ligas, ato ndaj Granadas, Villareal dhe Getafes.

Nëse ja del të rikuperohet për 2 javë mund të jetë gati për takimin e 2 tetorit ndaj Interit në Champions League ose maksimumi në ndeshjen e fundit të kampionatit para ndalesës së kombëtareve, atë ndaj Sevillas.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress