Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.02.2017 01:21

​Ja kush përfiton nga zgjerimi i Kampionatit Botëror

| 11/01/2017 12:14

FIFA ka zyrtarizuar zgjerimin e pjesëmarrësve në Botëror nga viti 2026.

Vendimi i FIFA-s për të shtuar numrin pjesëmarrësve në Kampionate Botërore ku nga 32 ekipe pjesëmarrëse do të bëhen 48 që nga Botërori i vitit 2026 është bërë temë diskutimi në të gjitha mediat botërore.

Ndonëse nuk është përcaktuar ende se cilat kontinente do të përfitojnë më shumë nga ky ndryshim, mediat shkruajnë se Afrika dhe Azia do të kenë dobinë më të madhe.

Evropa që ka më së shumti përfaqësues 13, pritet t’i shtohen vetëm edhe tre shtete më shumë, Amerika e Jugut dhe ajo e Veriut nga dy shtete, ndërsa Azisë dhe Afrikës do t’i shtohen secilës nga tetë pjesëmarrës dhe një tjetër do të luajë në play-off.

Një vend shtesë pritet ta përfitojë edhe Oqeania me Zelandën e Re që pritet të jetë një pjesëmarrës i rregullt në kompeticionin më madhor të futbollit, duke pasur parasysh edhe konkurrencën e vogël që ka në këtë kontinent.

Një hipotezë tjetër është që Brazili si shteti me më së shumti tituj gjithsejtë pesë të kualifikohet automatikisht në Botëror.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress