Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:25

​Ja kush me kë i ndërroi fanellat pas ndeshjes Angli – Kosovë

Prishtinë | 11/09/2019 13:56

Futbollistët e Kosovës kanë shkëmbyer fanellat me lojtarët anglezë, në përfundim të ndeshjes në “St Mary’s”.

Mbrëmë në Southampton, Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje 5:3 nga Anglia.

Federata Angleze e Futbollit ka publikuar pamjet nga tuneli, në prag të ndeshjes dhe pas përfundimit të saj.


Në pamjet që ka publikuar federata angleze, shihen se futbollistët e Kosovës kanë shkëmbyer fanella me ata të Anglisë.

Sulmuesi Atdhe Nuhiu, i cili luan në Angli te Sheffield Wednesday, është parë duke shkëmbyer fanellën me mesfushorin e Chelseat, Ross Barkley.

Ndërkaq, portieri Aro Muriq ka shkëmbyer fanellën e tij me asin e Man Cityt, Raheem Sterling.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress