Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 26.04.2017 12:23

​Ja kur do të tërhiqet shorti në Evropa Ligë?

| 21/04/2017 10:40

Shorti për gjysmëfinalet në Evropa Ligë do të hidhet sot në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 13:00. Katër gjysmëfinalistët që bëjë pjesë e shortit janë Manchester United, Lyon, Ajax, si dhe Celta Vigo.

Gjiganti anglez e gjen vetën në këtë fazë pasi mbrëmë mposhti skuadrën e Anderlecht me rezultat 2 më 1 pas vazhdimeve.

Holandezët e Ajaxit në takimin e dytë të zhvilluar si mysafirë të Schalkes u mposhtën me shifrat 3 me 2 pas vazhdimeve por fal ndeshjes së parë të fituar në terrenin e tyre prej 2 me 0, arritën që të kualifikohen në katër skuadrat më të mira.

Lyon nga ekzekutimi i penaltive e mposhti në Turqi, skuadrën e Besiktas dhe kështu kalon në fazën përfundimtare, kurse skuadra e katërt që është kualifikuar janë spanjollët e Celta Vigos, të cilët me rezultat të përgjithshëm prej 3 me 4 e larguan nga ky kompeticion Genkun.  

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress