Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 04:33

​Ja ku pritet të përfundojë Elseid Hysaj

Prishtinë | 12/06/2019 11:09

Me sfidën e mbrëmshme në “Elbasan Arena” kundër Moldavisë, Elseid Hysaj mbylli këtë sezon futbollistik si me Napolin, ashtu edhe me Kombëtaren shqiptare.

Kjo pritet të jetë një verë e “nxehtë” për mbrojtësin e krahut të djathtë, pasi do të vendoset e ardhmja e tij.

Janë disa alternativa për shkodranin, i cili kërkohet nga Atletico Madrid, apo Chelsea e Juventus (varet se ku do të punojë Mauricio Sarri), por duket se Interi është më pranë.

Për momentin Hysaj nuk ka dashur të japë sqarime, teksa i pyetur për të ardhmen e tij pas ndeshjes së djeshme të kuqezinjve, shkodrani tha: “E ardhmja ime do të jenë pushimet, që do t’i nis menjëherë. Do të jenë pushime aktive dhe dua të kaloj sa më mirë. Nuk kam çfarë të them më shumë”.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress