Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.03.2019 11:23

​Juventus kërkon lojtarin që dështoi tek Milan

Prishtinë | 12/01/2019 13:52

Andre Silva po kalon një moment mjaft të mirë te klubi i Sevillas, ku edhe është huazuar nga Milani, që është skuadra që disponon kartonin e portugezit.

Në marrëveshje, klubi andaluzian ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit dhe deri tani duket e sigurt që do ta ushtrojë, por e ardhmja e sulmuesit duket larg Sevillas.

Kjo pasi në gjurmët e tij janë disa klube tashmë, me emra si Juventusi e Paris Saint Germain, që janë gati të transferojnë sulmuesin portugez.

Andre Silva u transferua në verën e 2017-ës te Milani, si një nga futbollistët më premtues, por sezoni i tij i parë në Serinë A ishte një dështim, duke u pasuar më pas me huazimin në Spanjë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress