Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 20.09.2018 09:55

​Italianët befasohen me Kosovën: Sa shumë yje!

Prishtinë | 12/09/2018 13:25

Kosova është një përfaqësuese e mbushur plot me talente, dhe tashmë, ngjitja e “dardanëve” në skenën europiane nuk po lihet pa shikuar.

Në një shkrim nga portali i gazetarit të njohur italian “gianlucadimarzio.com”, i bëhet jehonë këtyre “xhevahirëve” që luajnë për Kosovën, por edhe trajnerit zviceran, Bernard Challandes.

“Fitorja e fundit ndaj Ishujve Faroe, i dedikohej ish-presidentit të FFK-së, të ndarë nga jeta në qershor, i cili ishte edhe i pari që luftoi për të drejtat e futbollit në Kosovë.

Fjalë të mëdha për trajnerin Challandes, i cili falë eksperiencës së tij, ka stabilizuar mbrojtjen.

‘Ata pëlqenin të sulmonin, por unë i bëra të kuptonin se duke qëndruar vetëm në sulm, nuk do të ishin kurrë në gjendje të tregonin potencialin e tyre’, ka thënë Challandes.

Por, edhe ekipi është i mbushur plot me talente, që në fakt luajnë edhe për ekipe me emër në të gjithë Europën.

Milot Rashica, veçohet për shpejtësinë dhe asistet e tij. Edhe Ujkani, një njohje e vjetër për futbollin italian, tashmë është një rekordmen për prezencat në Kombëtare.

Dhe, nuk mbaron këtu, Donis Avdiaj, 22-vjeçari që është aktivizuar me të rinjtë e Gjermanisë, por në fund zgjodhi Kosovën prej prindërve. Gjithashtu, edhe Berisha i Lacios, Kryeziu tek Zyrihu apo edhe Muriqi në Turqi tek Rizespor.

Kaq shumë emra e talente për Kosovën, që pritet të jetë një kombëtare gjithmonë e në rritje në arenën ndërkombëtare’, shkruhet në artikull.

Temat:
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress