Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 18.08.2019 03:52

​Interi synon të rikthejë Mateo Kovacic

Prishtinë | 12/06/2019 16:08

Antonio Conte ka aprovuar rikthimin e Mateo Kovacic tek Interi.

Mesfushori kroat këtë sezon luajti me Chelsean si i huazuar, por londinezët nuk e kanë blerë dhe ai është detyruar të kthehet te Reali i Madridit.

Siç raporton “Tuttosport”, Interi kërkon që ta risjellë në Milano mesfushorin dhe Conte nuk është kundër kësaj lëvizje.

Marota dhe trajneri puljez e kanë kërkuar lojtarin dhe kur kanë qenë pjesë e Juventusit, por kushtet e çuan kroatin te Reali.

Për Interin nuk përbën problem që Reali do t’i rinovojë kontratën Kovacicit dhe kështu që pritet rikthimi.

Momentalisht kroati te Reali përfiton diçka më shumë se 4 milionë euro në sezon.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress