Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 16.07.2019 07:24

​Interi pranon të shesë Icardin, gjen zëvendësuesin e argjentinasit

Prishtinë | 22/04/2019 16:10

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku është zgjedhja e parë e Interit për ta zëvendësuar Mauro Icardin.

Sipas burimeve të “Tuttomercatoweb” Interi tashmë ka vendosur ta shesë sulmuesin argjentinas dhe beson se Lukaku e ka potencialin dhe moshën për t’u bërë qendërsulmuesi kryesor i zikaltërve.

Manchester United pagoi plot 85 milionë euro për ta blerë 25-vjeçarin nga Evertoni në verën e vitit 2017, por sipas medieve në Itali Lukaku mund të transferohet drejt Serie A për 50 milionë euro pas dy sezoneve jo të mira në “Old Trafford”.

Megjithatë, për ta realizuar kalimin e tij në Interit, Lukakut do t’i duhet të pranojë pagë më të ulet se 10 milionë euro në sezon, të cilën e merr aktualisht në “Djajtë e kuq”.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress