Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 13.11.2018 06:43

​​Interi kërkon edhe një mbrojtës nga Sampdoria

Prishtinë | 08/11/2018 19:15

Zikaltërit duan ta përforcojnë edhe më shumë fazën defanzive.

Interi po bën mirë këtë sezon dhe një nga pikat më të forta të zikaltërve është mbrojtja.

Para dy vitesh ata kanë blerë nga Sampdoria, Milan Skriniarin i cili tani është kthyer në njërin prej mbrojtësve më të mirë në Evropë. Drejtuesit e Interit kanë hedhur sytë edhe tek një tjetër futbollist i ekipit nga Gjenova.

Sipas medieve italiane, Joao Miranda mund të largohet tek Sevilla gjatë janarit, ndërsa Piero Ausilio ka identifikuar pasuesin e tij tek Interi.

Bëhet fjalë për Joachim Andersen që po impresionon dhe ka tërhequr vëmendjen e zikaltërve.

Kërkesa e Sampdorias është 25-30 milionë euro, por Interi mund të përfshijë një nga talentet e ekipit të të rinjve për të arritur në një akord që kënaq të gjitha palët./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress