Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 04:06

​Interi afër marrëveshjes me Lukaku

Milan | 11/07/2019 16:12

Ekipi italian ka ofruar 70 milionë euro Manchester United për sulmuesin Romelu Lukaku, sipas Sky Sport.

Sipas tij, drejtori sportiv i Interit, Pierro Auzilio, udhëtoi për në Londër për negociata për të përfunduar transferimin e futbollistit belg.

Plani i Interit është që Lukaku të vijë në Milano për një afat dyvjeçar me një shpërblim të detyrueshëm të kontratës, që do t'i paguajë United 70 milionë euro në tre këste vjetore, së pari 10 milionë, dhe pastaj në dy vjetët e ardhshme nga 30 milionë.

Klubi nga Old Trafford kërkoi 10 milionë euro më shumë, por besohet se është i gatshëm të bëjë marrëveshje.

Po ashtu, vetë Lukaku këmbëngul që të transferohet në Itali dhe është pjesë e projektit ambicioz të Antoni Conte në Inter.

Belgu do të zëvendësojë në Inter sulmuesin Mauro Icardi, i cili pritet të largohet drejt Juventusit ose Napolit, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress