Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 05:35

​Interesim i madh për gjysmëmaratonën Prishtina 2019

Prishtinë | 22/04/2019 14:56

Edhe këtë vit si çdo vit tjetër pritet të mbahet gjysmëmaratona Prishtina 2019.

Federata e Atletikës së Kosovës, së bashku me Komunën e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet për gjysmëmaratonën e cila do të mbahet të dielën.

Tashmë regjistrimet për të marrë pjesë në këtë gjysmëmaratonë kanë filluar dhe shihet një interesim i madh nga qytetarët.


Këtë e konfirmoi edhe sekretari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Abdurrahman Shkodra i cili tha se qysh në ditën e parë është parë interesimi i madh, jo vetëm nga qytetarët e Kosovës, por edhe nga jashtë shtetit tonë.

Ndërkaq një ndër garuesit e zakonshëm të kësaj gare është edhe Muhamet Rama, i cili ka marrë pjesë në të gjitha maratona qysh nga viti 2002, kur edhe ka filluar të merret me vrapim.

Ai do të synojë që edhe kësaj radhe të dal fitues në këtë gjysmëmaratonë, por do të jetë më e vështire se zakonisht, pasi që  vuan nga një lëndim në këmbën e djathtë.

Gjysmëmaratona këtë vit do të mbahet të dielën me fillim nga ora 10:00 dhe shtegu do të jetë i njëjtë si vitin e kaluar me 21 kilometra./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress