Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 17.11.2019 10:19

​Inter - Icardi, ja se çfarë po ndodh

Prishtinë | 17/08/2019 15:46

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, ende nuk ka gjetur një klub të ri, edhe pse e di mirë se nuk bën pjesë në planet e Antonio Contes te Inter.

Icardi ka pasur një mori probleme te Inter që nga mesi i sezonit të kaluar, dhe ‘Zikaltërit’ tani kanë vendosur të mos llogarisin në shërbimet e tij.

Dëshira e tij pas largimit nga Inter, ka qenë transferimi te Juventus, por që skuadra nga ‘San Siro’, nuk ka dëshirë të forcojë rivalin e tyre të madh.

Mundësia për transferim te Roma është shfaqur si opsion, por dështoi me vazhdimin kontratës që Edin Dzeko bëri me skuadrën nga kryeqyteti italian.

Tani ka mbetur Napoli si skuadër pretendente për shërbimet e tij, dhe Tuttosport raporton se Inter ka pranuar një ofertë prej 60 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Napoli tani do të arrijë të bind edhe Icardin.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress