Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 07:28

​Ibra rikthehet tek Milan në muajin janar

Prishtinë | 08/11/2019 09:51

Komisioneri i MLS, Don Garber, ka konfirmuar se Milan janë duke u përpjekur të nënshkruajnë me Zlatan Ibrahimovic nga LA Galaxy.

Sulmuesi suedez ka qenë i lidhur me një rikthim në Evropë, pasi kontrata me skuadrën amerikane i përfundon në fund të këtij viti.

Ibrahimovic ka kaluar një formë të jashtëzakonshme te Galaxy, duke shënuar 31 gola në të gjitha garat, duke çuar skuadrën deri në Play Offin e MLS.

Që nga eliminimi i LA Galaxy, Ibrahimovic ka qenë i lidhur me skuadrat si Napoli, Bologna, dhe ish skuadrën e tij, Manchester United.

Por, është në fund Milan që është përfshirë në garë, duke u konsideruar tani favorit për nënshkrimin me suedezin.

Ibra edhe në të kaluarën ka qenë te Milan, ku ka fituar edhe një titull të Serie A.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress