Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 24.07.2017 02:31

​I gjithë stadiumi me sytë tek nëna e vëllezërve Pogba, Ja për kë bëri tifo ajo

| 17/02/2017 12:19

Në ndeshjen mes Manchester United dhe St Etienne, vëllezërit Pogba janë të ndarë. Paul tek ekipi anglez dhe Florentin tek ai francez.

Por të kesh të ndarë dy fëmijë natyrisht që është e rëndë për çdo prind. Kështu edhe nëna e Paul dhe Florentin Pogba e ka pasur të vështirë që t’i dallojë fëmijët.

Nëna e dy yjeve të futbollit, ka vendosur që mos t’i ndajë duke u veshur me fanellë të Unitedit dhe St Etienne.

Ajo i ka bashkuar fanellat e dy skuadrave duke treguar se është në përkrahje të dy djemve të saj edhe pse ishin kundërshtarë në fushë.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress