Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:20

​​Hysaj mund të largohet nga Napoli në janar

Prishtinë | 06/12/2018 19:31

Agjenti i futbollistit shqiptar ka lënë të hapur mundësinë e largimit të tij nga Italia.

Elseid Hysaj po luan më pak prej ardhjes së trajnerit Carlo Ancelotti dhe kjo situatë po e shtynë futbollistin e kombëtares shqiptare të mendojë largimin e mëhershëm.

Pas tre javësh hapet afati kalimtar i janarit, ku skuadrat në mbarë Evropën mendojnë për të bërë meremetimet e duhura, për të ndryshuar në gjysmën e mbetur të sezonit, dhe pretendentë për shkodranin nuk mungojnë.

Agjenti i lojtarit, Mario Giuffredi la të kuptohet se futbollisti i përfaqësuar prej tij mund të largohet shpejt nga skuadra jugore.

“Në Ligën e Kampionëve, Ancelotti ka vendosur që të luajë me Maksimoviq, por këtë zgjedhje duhet ta kuptojmë dhe nuk duhet të krijojmë polemika me trajnerin”, tha ai”.

“Por askush nuk mund të thotë që papritur Hysaj u bë një lojtar mesatar. Po flasim për rinovimin e tij dhe kur koha të jetë e duhur mund të ndodhë”. “Por nuk është e thënë që të qëndrojë në Napoli, pasi ka një klauzolë që e lejon të largohet që në Janar”, tha agjenti i futbollistit shqiptar./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress