Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:10

​Hudson-Odoi: Lëndimi më bëri më të fortë

| 20/09/2019 16:51

Sulmuesi i Chelseas, Callum Hudson-Odoi beson që lëndimi i tij i fundit e ka bërë person më të fortë.

Sulmuesi vuante nga një lëndim në muskul, andaj nuk mundi të luante plotësisht në ekipin e parë.

Por tash është i gatshëm dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Blutë”.

Ai tha se ishte i lumtur pasi kishte mundësinë për të luajtur, transmeton KosovaPress.

“Isha i lumtur sepse kisha mundësinë për të luajtur mirë. Mendoja se asgjë nuk do të ndodhte, pastaj u lëndova, lëndimi i cili më mbajti jashtë fushës për një kohë. Për mua nuk ishte mirë, por kjo më bëri më të fortë dhe tani dua vetëm të luaj”, deklaroi ai.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress