Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 02:16

​Higuain do të kthehet tek Juventus

| 16/05/2019 11:08

Chelsea duket se ka vendosur që të kthejë mbrapsht sulmuesin Gonzalo Higuain sapo të përfundojë kontrata e huazimit.

“Blutë” e kanë mundësinë për ta blerë apo për t’ia zgjatur huazimin argjentinasit edhe një sezon tjetër, por paraqitjet e dobëta kanë bërë që drejtuesit e klubit të mos binden për të shpenzuar miliona të tjera për Higuain.

Edhe pse Chelsea rrezikon që t’i bllokohet afati kalimtar, kjo nuk do të ndikonte në marrëveshjen për Higuain pasi ajo ishte nënshkruar kohë më parë.

Megjithatë, edhe Juventus nuk është e interesuar që ta mbajë Higuain për shkak të pagës së tij të lartë e që është 9.5 milionë euro në sezon.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress