Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:13

​Hidhet shorti për 1/8 e finales në Ligën e Evropës

| 24/02/2017 13:20

16 skuadrat e mbetura në Ligën e Evropës kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Në Nion të Zvicrës është tërhequr shorti për 16 skuadrat më të mira të Ligës së Evropës për edicionin 2016/17.

Njëri prej favoritëve kryesorë për ta fituar Ligën e Evropës, Manchester United do të ndeshet me skuadrën ruse Rostov. Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Lyonit dhe Romës.

Shorti ka vënë përballë edhe dy ekipet gjermane Schalke dhe Borussia Monchengladbach.

Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet në kryeqytetin suedez Stokholm.

Çiftet:

Celta Vigo – Krasnodar

Apoel – Anderlecht

Schalke – M. Gladbach

Lyon – Roma

Rostov – Man. United

Olympiakos – Besiktas

Gent – Genk

Kopenhagen - Ajax

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress