Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 17.08.2017 07:23

​Hidhet shorti edhe për Ligën e Evropës

| 21/04/2017 13:23

Mësohen çiftet gjysmëfinale në Ligën e Evropës.

Pas Ligës së Kampionëve është hedhur shorti edhe për kompeticionin e dytë më të rëndësishëm evropian, Ligën e Evropës, ku janë përcaktuar dy përballjet gjysmëfinale që do të përcaktojnë skuadrat të cilat do të luajnë në finalen e madhe të Stokholmit.

Favoriti për ta fituar këtë trofe Manchester United do të ndeshet me skuadrën spanjolle Celta Vigo, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Balaidos.

Dueli tjetër gjysmëfinal, vë përballë gjigantin holandez Ajax dhe francezët e Lyon. Sfida e parë mesë këtyre dy ekipeve do të zhvillohet në Amsterdam.

Çiftet gjysmëfinale:

Ajax – Lyon

Celta Vigo – Manchester United

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress