Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 12.12.2017 07:20

​Hart nuk shkon te Liverpooli

| 20/04/2017 20:08

Trajneri i Liverpoolit ka përjashtuar mundësinë për të transferuar Joe Hart.

Jurgen Klopp i ka hedhur poshtë spekulimet se portieri anglez Joe Hart do t’i bashkohet skuadrës së tij.

Hart është aktualisht i huazuar te Torino nga Manchester City dhe mediat angleze kanë shkruar se ai mund të transferohet në Anfield gjatë verës për një shumë prej 20 milionë funtesh.

“Hart është një portier fantastik, ai është numri një i kombëtares së Anglisë, gjë që tregon për kualitet e tij. Por edhe ne kemi portierë shumë kualitativ tashmë”, ka thënë Klopp.

“Ai nuk do të vij tek ne tash dhe as në të ardhmen”, ka bërë të qartë Klopp.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress