Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 04:43

​Guardiola mohon mundësinë e largimit nga City

Mançester | 12/06/2019 18:38

Trajneri spanjoll e përsërit edhe njëherë dëshirën për të qëndruar te Manchester City.

Emri i Pep Guardiolas është lakuar disa herë me mundësinë e largimit nga Manchester City.

Ndonëse spanjolli e ka përsëritur pothuajse në çdo intervistë në javët e fundit se do të qëndrojë edhe më tutje me Citizens, janë mediat angleze ato që shkruajnë për mundësinë e largimit. Pep sot ka deklaruar që dëshiron ta çojë deri në fund kontratën e tij që ka me Cityn, e më pas të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën.

“Kam kontratë edhe për dy sezone me Manchester Cityn dhe dëshira ime është që ta zgjasim edhe më tej, pasi jam duke kaluar vërtetë mirë në këtë klub”, deklaroi Guardiola. “Verën e ardhshme largohem vetëm nëse më shkarkojnë nga detyra”.

“Nuk janë të vërteta raportimet që dua të largohem nga City dhe të marrë një vit pushim. Këto janë trillime”, përfundoi ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress