Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 20.09.2018 09:56

​Guardiola: Kush e do De Bruynen le të paguajë 250 milionë euro

| 14/09/2018 12:43

Trajneri spanjoll nuk dëshiron ta lejojë një largim të mundshëm të yllit të skuadrës.

Pep Guardiola insiston që Kevin De Bruyne nuk është në shitje dhe se mesfushori ka klauzolën prej 250 milionë eurosh.

De Bruyne ishte ndër më meritorët në sezonin e shkuar ku City theu rekorde duke e fituar edhe titullin e kampionit në Premier Ligë.

“Ai është i jashtëzakonshëm, një lojtar shumë dinamik”, ka thënë Pep.

“Marcelo Bielsa më ka thënë për të që është lojtari i tij i preferuar”.

“Jam takuar me prindërit e Kevinit dhe mund ta kuptoni se si reagojnë fëmijët kur njoftohesh me prindërit e tyre”.

“Ai është një djalë i mrekullueshëm. Kluazola e tij është 250 milionë euro, por ne nuk e shesim”, ka theksuar ai.

De Bruyne është aktualisht i lënduar dhe nuk do të mund të luajë deri në muajin nëntor.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress