Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 25.08.2019 07:17

​Guardiola: Gara sapo ka nisur, do të japim gjithçka për të mbrojtur titullin

Mançester | 10/02/2019 20:35

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka falënderuar lojtarët e skuadrës së tij, pas fitores së lartë kundër Chelsea me rezultat 6:0.

Eksperti spanjoll tha se kjo ishte një javë e madhe për klubin e tij, por Chelsea, pavarësisht humbjes së lartë, luajti mirë.

"Ne ishim me fat për të arritur tre gola të parë nga katër veprime të mira. Pas këtij momenti, ata ishin shumë më të mirë se ne, duke luajtur tepër mirë, kështu që unë jam i lumtur për të fituar, sepse kemi luajtur me Arsenalin dhe Evertonin dhe kishte pak kohë për të pushuar. Shënuam 6 gola kundër Chelsea dhe mënyrën se si luajtëm, me të vërtetë meriton vëmendje, të gjitha komplimentet ndaj lojtarëve - ishin të mrekullueshëm. Biseduam për ndeshjen dhe veprimet e caktuara, por nuk mund të ëndërroja se do të shënonim kaq shumë gola", pranoi Guardiola.

Ai thotë se gara për titullin e kampionatit në kampionatin anglez  do të jetë tmerrësisht emocionuese.

“Duhet të presim për ndeshjen e Liverpulit me Manchester United në Old Trafford, sepse kemi një ndeshje më shumë. Ne jemi ende në lojë për titull dhe do të japim gjithçka deri në fund dhe do të mbrojmë titullin ", porosit trajneri i Cityt.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress