Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.01.2018 03:54

​Guardiola dhe Kane më të mirët e muajit në Premier Ligë

| 12/01/2018 14:28

Trajneri i Manchester Cityt dhe sulmuesi i Tottenham janë shpallur më të mirët për muajin dhjetor.

Manchester City nuk ka të ndalur në Premier Ligë dhe po marshon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit.

Gjatë muajit dhjetor, City i Pep Guardiolas ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara, duke rritur epërsinë në tabelë me ekipet ndjekëse. Në anën tjetër Kane ka realizuar tetë gola në shtatë ndeshje gjatë dhjetorit, duke qenë sulmuesi më produktiv në ligë në muajin e fundit të vitit që sapo kemi lënë pas. 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress