Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:14

​Griezmann te Barcelona, arrihet akordi me francezin

| 14/11/2017 16:41

Antoine Griezmann pritet të jetë goditja e madhe e Barcelonës në merkaton e verës së ardhshme.

Prej kohësh “blaugranat” kanë nisur kontaktet me sulmuesin francez të Atleticos së Madridit, madje së fundmi sipas asaj që raporton Le10Sport, Barça ka arritur akordin me lojtarin mbi termat e kontratës.

Griezmann dëshiron me çdo kusht të transferohet te Barcelona, por tashmë katalanasit duhet të bindin Atleticon e Madridit me një ofertë joshëse për të lënë të lirë 26-vjeçarin, raporton Supersporti.

Gjithsesi edhe nëse dy klubet nuk arrinë një marrëveshje prej 1 korrikut të vitit 2018 në kontratën që Griezmann ka me Los Colchoneros hyn në fuqi klauzola e largimit prej 100 milionë Eurosh, një shifër kjo që drejtuesit e Barçës janë të gatshëm ta paguajnë për një sulmues si Antoine Griezmann. 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress