Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:08

​Griezmann: Më duhet kohë të për t’u kuptuar me Messin dhe Suarezin

Prishtinë | 18/09/2019 12:33

Antoine Griezmann insistoi se atij do t’i duhet kohë për të krijuar lidhje të mirë në fushën e lojës me Lionel Messin dhe Luis Suarezin pasi Barcelona barazoi pa gola me Borussia Dortmundin në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

"Ky është muaji im i dytë që kur kam ardhur këtu. Unë duhet të mësohem me këtë dhe të luaj më shumë me ta për t’i kuptuar lëvizjet e Suarezit dhe Leos", tha Griezmann.

"Ne goditëm në portë mjaftueshëm dhe duhet të përmirësohemi dhe të punojmë për këtë gjë. E fituam një pikë kundër Dortmundit dhe nuk është keq", deklaroi sulmuesi i katalanasve.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress