Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 23.07.2018 07:22

​​Giggs: United nuk ka gjasa të shtyhet me Cityn

Prishtinë | 02/01/2018 21:57

Legjenda e ‘Djajve të Kuq’ ka folur për kualitetin e dy skuadrave të Manchesterit.

Manchester United ka mbetur shumë prapa Manchester Cityt në tabelën e Premier Ligës dhe kjo e bënë pothuajse të pamundur për skuadrën e Jose Mourinhos që të luftojë për titullin e kampionit.

Sipas Ryan Giggs, United nuk ka gjasa që të garojë me Cityn në Premier Ligë dhe ata duhet të përqendrohen për të siguruar vendin e dytë në tabelë dhe të japin më të mirën në kompeticionet tjera në të cilat ata luajnë, transmeton KosovaPress.

“Nuk është puna se United nuk mund të garojë financiarisht me Cityn, por ata kanë grupe krejt ndryshe të lojtarëve”, ka theksuar Giggs për Sky Sports News.

“Unë mendoj se United duhet të ndryshojë objektivat që ka para vetes. Ata duhet ta pranojnë që City ka ekipin më të mirë, dhe të mundohen të dalin të dytët në tabelë, si dhe të kenë një ecuri të mirë si në Kupën FA ashtu edhe në Ligën e Kampionëve dhe kjo do të cilësohej si një sezon i suksesshëm për ta”, ka theksuar uellsiani.

United i është kthyer fitoreve dje, ku ka mposhtur Evertonin si mysafir me rezultat 2:0.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress