Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:34

​​Gerrard: Do të largohem vetëm nëse me ofron punë Liverpooli

Prishtinë | 12/07/2019 22:18

Trajneri Steven Gerrard iu ka treguar lojtarëve te ekipit të Rangers se do t’ia kthejë shpinën ekipit të tij, vetëm nëse i ofron punë Liverpooli.

Gerrard ka qenë i zënë duke u munduar të transferojë disa lojtarë për të forcuar ekipin për sezonin e ardhshëm, transmeton KosovaPress.

Mundësia për t’u kthyer në Liverpool është shumë e vogël për shkak se Jurgen Kloop po e tregon vetën si një trajner i mrekullueshëm, mirëpo në të ardhmen mund të ndodh, ashtu siç ka ndodhur rikthimi i Lampardit në “Stamford Bridge”.

Për momentin Gerrardi iu ka siguruar lojtarëve se do të jetë në ekipin e Rangers dhe do të bëjë më të mirën për të mposhtur Newcastle.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress