Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 05:40

​Gasperini po frikëson Milanin

Prishtinë | 23/04/2019 09:18

Fitorja e Atalantës 2-1 përballë Napolit e ka bërë akoma edhe më drithëruese garën kualifikuese për në Champions League.

Tashmë Atalanta po o bën presion Milanit në luftën për të siguruar vendin e katërt në Serie A pasi të dy skuadrat zotërojnë nga 56 pikë.

Në një reagim në “Sky Sport”, Gian Piero Gasperini është shprehur i kërnaqur me lojën e skuadrës së tij.

"Kemi luajtur kundër një skuadre shumë të fortë. Napoli ka luajtur një ndeshje të madhe dhe na ka vendosur shumë nën presion, sidomos në gjysmën e parë të sfidës", tha 61-vjeçari.

Milan? Jemi në të njëjtin nivel me Milanin dhe ne ëndërrojnë të kualifikohemi në Champions League.

Objektivi? Sigurisht kualifikimi në Champions League do të ishte i pabesueshëm dhe një sukses i madh për ne, por edhe një finale në Kupën e Italisë do të ishte e mrekullueshme. Qëllimi ynë është të jemi në Europë sezonin e ardhshëm.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress