Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 24.09.2018 08:18

​Gara për Këpucën e Artë, Salah kalon Messin

Prishtinë | 16/04/2018 13:40

​ Një luftë e pa kompromis po zhvillohet për golashënuesin më të mirë në Evropë. Mohamed Salah por prin si golashënuesi më i mirë në kontinent, me 30 gola të realizuar.

Ylli i Liverpoolit, ka arritur që këtë fundjavë të parakalojë Lionel Messin, pasi ky
i fundit nuk mundi të shënonte përballë Valencias dhe ngeci në shifrën e 29
golave.

I treti në listë mbetet Ciro Immobile i Lazios, me 27 gola të realizuar, aq sa ka
edhe Robert Lewandowski i Bayern Munichut. Top pesëshen e kompleton Harry
Kane i Tottenhamit me 25 gola.

Jonas me 33 gola, ka shënuar më shumë se gjithë të tjerët, por në Portugali një gol
vlerësohet 1.5 pikë, për dallim nga top 5 ligat Evropiane, ku një gol vlerësohet 2
pikë, kështu që ai renditet i shtati.

Top golashënuesit më të mirë në Evropë:
1. Mohamed Salah (Liverpool ) 30 gola (60 pikë)
2. Lionel Messi (Barcelona) 29 gola (58 pikë)
3. Ciro Immobile (Lazio ) 27 gola (54 pikë)
4. Robert Lewandowski (Bayern Munich) 27 gola (54 pikë)
5. Harry Kane (Tottenham ) 25 gola (50 pikë)
6. Edinson Cavani (PSG)| 25 gola (50 pikë)
7. Jonas ( Benfica ) 33 gola (49.5 pikë)
8. Mauro Icardi (Inter ) 24 gola (48 pikë)
9. Cristiano Ronaldo (Real Madrid) 23 gola (46 pikë)
10. Luis Suarez (Barcelona) 23 gola (46 pikë)

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress