Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 04:20

​Galatasaray kërkon Silva

Prishtinë | 12/11/2019 18:03

Galatasaray është duke treguar interesim për mesfushorin e Manchester Cityt, David Silva.

Sipas mediave angleze, bordi i gjigantit turk është duke biseduar me Silvan për një transferim të mundshëm gjatë afatit dimëror.

Futbollisti spanjoll pritet të largohet nga “blutë” në fund të sezonit dhe është i lidhur me një kalim në Amerikë, transmeton KosovaPress.

Galatasaray po shfaq interesim të madh për 33-vjeçarin, por problemi është te trajneri Fatih Terim, i cili mendon se lojtari është shumë i vjetër për të luajtur në formacionin e klubit turk.

Nga ana tjetër City është i gatshëm ta shesë lojtarin, pasi zëvendësuesi i tij është mesfushori Phil Foden, që po i impresionon të gjithë dhe po kërkon të luajë më shumë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress