Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.07.2019 11:06

​Fundi i sagës: Sari, trajner i ri i Juventusit

Torino | 16/06/2019 17:27

Ardhja e Mauricio Sari në Juventus ka qenë sekreti më i keq i fshehtë i biznesit në botën e futbollit për më shumë se një muaj.

Pritej vetëm që italiani të gjejë mënyrën për të dalë nga kontrata me Chelsea, e cila definitivisht ka ndodhur, kështu që Sari u promovua si trajner i ri i "Zonjës së vjetër".

Spekulohet se Juventus i ka paguar Chelseas pesë milionë funte për lirinë e napolitanit 60-vjeçar, i cili nënshkroi një kontratë trevjeçare me klubin e ri.

"Ne biseduam me Mauricio pas finales së Ligës Evropa dhe ai na e bëri të qartë se ekziston një dëshirë e madhe për t'u kthyer në vendin e tij. Ai gjithashtu tha se ka arsye të shumta për një vendim të tillë", ka thënë drejtoresha e Chelsea Marina Granovskaja.

Sari udhëhoqi Chelsean në 63 ndeshje,  shënoi 39 fitore, 13 barazime dhe 11 humbje, me një triumf mesatar prej 61.9 për qind. Ai fitoi Ligën Evropa, zuri vendin e tretë në Premier Ligë, por me "të kaltrit" ka mbërritur në finalen e Kupës së Anglisë, ku më i mirë ishte Manchester City.

Menaxheri i ri i Chelseat do të bëhet Frank Lampard, mesfushori legjendar i ‘Stamford Bridge’, i cili aktualisht është në stolin e Derby Caunty.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress