Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 16.06.2019 07:45

​Fton 500 persona në dasmën e tij, por Ramos nuk e ka në listë Cristiano Ronaldon

| 13/06/2019 14:28

Kapiteni i Real Madridit, e ka lënë jashtë listës të të ftuarve ish- bashkëlojtarin e tij.

Sergio Ramos do të martohet këtë fundjavë me partneren e tij, prezantuesen televizive Pilar Rubio me të cilën është në një lidhje dashurie që nga viti 2012 dhe ka tre djem.

Ajo që bie më shumë në sy në listën e zbuluar nga gazeta Marca, është mungesa e Cristiano Ronaldos me të cilin Ramos ka luajtur për nëntë vite bashkë te Real Madridi, por që duket se nuk kanë pasur një raport të mirë shoqëror.

Në dasmën e spanjollit do të jenë të pranishëm shumë yje si David Beckham me gruan e tij Victoria, si dhe Gerard Pique me këngëtaren e njohur Shakira. Ramos ka ftuar edhe presidentin e Realit, Florentino Perez si dhe trajnerin Zinedine Zidane.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress