Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 11:10

​Formacionet e mundshme: Olympiacos Piraeus - Bayern Munich

Prishtinë | 22/10/2019 15:07

Sonte në mbrëmje rikthehen emocionet në kompeticionin më të rëndësishëm europian në rang klubesh, UEFA Champions Leagues.

Bayern Munich udhëton drejt Greqisë pasi në stadiumin “Georgios Karaiskakis” do të përballet me Olympiacosin në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të fazës së grupeve.

Grekët në këtë ndeshjen do të vuajnë disa mungesa të rëndësihme si: Mathieu Valbuena, Vassilios Torosidis, që janë të lënduar dhe Yassine Benzia i pezulluar për shkak të kartonit të kuq.

Në krahun tjetër, Bayerni nuk do të mund të llogarisë në lojtarët si, Niklas Sule dhe Jann-Fiete Arp, që janë të dëmtuar.

Formacioni i mundshëm i Olympiakosit: Jose Sa; Torosidis, Semedo, Papadopoulos, Koutris; Podence, Guilherme, Gaspar, Soudani; Guerrero, El Arabi.

Formacioni i mundshëm i Bayern Munichut: Neuer; Kimmich, Hernandez, Martinez, Alaba; Thiago, Tolisso; Coman, Muller, Gnabry; Lewandowski.


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress