Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:18

​​Fjalët e trajnerit të Gjibraltarit pas humbjes nga Kosova

Prishtinë | 10/10/2019 21:21

Kosova arriti ta mposhtë skuadrën e Gjibraltarit me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në konferencën pas ndeshjes trajneri i kombëtares së Gjibraltarit, Christian Wink u shpreh se Kosova luajti mjaftë mirë dhe me plot meritë arriti ta fitojë ndeshjen.

"Nuk është që Kosova nuk ka luajtur me të gjithë lojtarët kryesorë, ka pasur lojtarë që edhe më parë kanë qenë titullar te Kosova. Pavarësisht kësaj, ka qenë një ndeshje shumë e mirë, një ndeshje ku lojtarët normalisht duhet të përmirësohen në disa aspekte taktike, por prapë se prapë ndeshja më ka pëlqyer mjaftë shumë”, tha Wink.

Ndërsa mbrojtësi i majtë i skuadrës së Gjibraltarit Joseph Chipolina, u shpreh se ndeshja ndaj Kosovës ishte shumë e mirë për ta, duke parë forcën e Kosovës.

“Siç u shpreh edhe trajneri, ne duhet të përmirësoheni ende, por prapë se prapë prej anës tonë ka qenë një ndeshje mjaftë e mirë e zhvilluar. Edhe pse nuk kemi ndonjë forcë të ndeshemi në ndeshjet kualifikuese, por prapë se prapë fizikisht jemi shumë mirë, por normalisht që duhet të përmirësohemi në shumë gjëra tjera. Po e them sërish se ka qenë një ndeshje mjaftë  e  mirë e zhvilluar nga ana jonë”, u shpreh Chipolina.

Kujtojmë që Kosova i shënoi humbjen e nëntë në nëntë ndeshjet e fundit kombëtares së Gjibraltarit./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress