Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:15

​​Fitore e pritur nga Kosova ndaj Gjibraltarit

Prishtinë | 10/10/2019 19:55

Ka përfunduar ndeshja mes Kosovës dhe Gjibraltarit.

Kosova arriti të shënojë fitore në prani te 12-mijë shikuesve në stadiumin "Fadil Vokrri" ndaj Gjibraltarit, me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi i inkuadruar në pjesën e dytë Florent Hasani.

Përkundër iniciativës së Kosovës qysh nga minuta e parë, ata nuk arritën të shënonin në pjesën e parë. Bernard Berisha pati rastin më të mirë për të kaluar Kosovën në epërsi qysh në pjesën e parë, por goditja e tij përfundoi lartë mbi portë. Ndërsa në minutën e 69-të, pas një aksioni mirë të ndërtuar, Florent Hasani me një goditje të fort arriti ta shënojë golin e vetëm dhe të fitores për Kosovën.

Kujtojmë që ndeshja e radhës e Kosovës do të jetë të hënën ndaj Malit të Zi. Kjo ndeshje fillon nga ora 20:45 dhe ditë më parë, nga përzgjedhësi Bernard Challandes është cilësuar si ndeshja më e rëndësishme në histori, raporton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress