Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 11.12.2017 12:13

​​Fiton Real Madrid, Liverpool shkatërron kundërshtarin

| 06/12/2017 22:47

Në derbin e zhvilluar sonte, Real Madrid ka mposhtur Borussia Dortmund, me rezultat 3-2, në takimin e fundit kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Të parët kaluan në epërsi madrilenët me dy gola, por që pasuan aksionet e gjermanëve, të cilët arritën të barazojnë rezultatin. Reali ishte në kërkim të golit të fitores, të cilin e arriti në minutën e 81-të.

Fitore të madhe ka shënuar Liverpool, i cili ka mposhtur klubin rus, Spartak Moscow, me rezultat 7-0.

Befasi e natës së sotme ishte humbja e Manchester City nga Shakhtar Donetsk, me rezultat 2-1, transmeton KosovaPress.

Ekipet që sonte kanë kaluar fazën e grupeve:

Grupi E:

Liverpool

Sevilla

Grupi F:

Manchester City

Shakhtar Donetsk

Grupi G:

Besiktas

Porto

Grupi H:

Tottenham Hotspur

Real Madrid

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress