Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 01:32

​Fidan Aliti vjen me një falënderim të veçantë një ditë pas humbjes

Prishtinë | 15/11/2019 16:17

Kosova dje ka humbur shanset që të kualifikohet nga faza e grupeve në Kampionatin Evropian 2020.

Dardanët humbën në Plzen ndaj Çekisë me rezultatin 2:1.

Pas kësaj humbje, mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti ka postuar një foto duke shkruar se është i zhgënjyer me rezultatin e djeshëm ndërsa ka falënderuar edhe tifozët Dardan për përkrahje.

“Pavarësisht rezultatit dhe zhgënjimit që kishim pas ndeshjes dua të falënderoj të gjithë tifozët për emocionet dhe përkrahjen e madhe në këto ndeshje. Rruga jonë vazhdon dhe me përkrahjen e juaj mund të arrijmë gjëra të mëdha së bashku”, ka shkruar Aliti.


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress